Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ka organizuar punëtorinë “Roli i inspektorëve të pylltarisë në parandalimin dhe eliminimin e punës së rrezikshme të fëmijëve në pylltari”, raporton Ekonomia Online.
Blerim Hasani, sekretar i përgjithshëm në MBPZhR, tha se ky aktivitet hynë në kuadër të zotimit të ministrisë për eliminimin e punës së fëmijëve në sektorin e pylltarisë dhe bujqësisë.
“Me rastin e shënimit të kësaj dite, dhe për të hapur këto trajnime që janë të rëndësishme. Ky aktivitet hyn në kuadër të zotimeve të ministrisë për parandalim e punës së fëmijëve në sektorin e bujqësisë”.
“Angazhimi i fëmijëve në këto sektor janë të ndaluara sepse nuk janë të lehta dhe hynë në kuadër të shfrytëzimit të fëmijëve. Ne si ministri do të avancojmë në udhëzimet në fuqi”.
Besim Zogu nga Agjencia e Pyjeve, tha se është i domosdoshëm trajnimi i inspektorëve në këso lloj punëtorish.
“Jap sigurinë e plotë se inspektorati i pylltarisë do të jetë në realizim të projekteve tona, mirëpo obligimi i parë i inspektorëve është që të merren me këto aktivitete, sidomos ato në sektorin e pylltarisë është tejet i rrezikshëm”.
Lindita Boshtrakaj, nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), tha se duhet të merren hapa konkret në identifikimin e parandalimit të rasteve kur fëmijët janë të angazhuar me punë në sektorin e pylltarisë, raporton EO.
“Të shohim bashkë se cilët janë hapat konkret që mund të ndërmerren në identifikimin e këtyre rasteve, apo në përcjellje të tyre.
Kjo iniciativë është pjesë e projektit “Masat, ndërgjegjësimi dhe përfshirja e politikave në përshpejtimin e veprimeve kundër punës së fëmijëve dhe punës së detyruar në mbështetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.