Në sallën “1 Tetori” numër i madh i qytetarëve kanë pritur në radhë për tu vaksinuar, pasi të dielën nuk është punua, raporton Ekonomia Online.
Miradije Grajqani u ankua për stërzgjatje të procedurave për termin për vaksinim.
“Më thanë jo se me antibiotikë dhe nuk ma dhanë vaksinën, që dy javë kam pritur për termin po më duket që po zgjat procedura e vaksinimit”, tha ajo.
Fadil Pacolli në një deklaratë për EO tha se përkundër lëvizjeve të qytetarëve nuk ka pritur shumë dhe gjithçka ishte në rregull.
Por ai tha se ka pritur tetë ditë për termin.
“Sot mora dozën e parë, kam bërë edhe testin Covid-10 e dola negativ, nuk prita shumë ose ndonjë parregullsi. Andaj lus të gjithë qytetarët të vinë të vaksinohen”, theksoi ai.
Gzim Morina tha se ka provuar dy ditë që të bëjë terminin, por për shkak të gripit nuk ka mundur që ta marrë vaksinën, raporton EO.
Deri më tani janë administruar gjithsej 808 mijë e 78 doza të vaksinës, ku prej tyre 538 mijë e 766 persona janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 269 mijë e 312 me dozën e dytë.