Numër rekord myslimanësh falin namazin e Bajramit në Etiopi

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se një milion njerëz në dhe jashtë stadiumit Addis Ababa për namazin e Fitër Bajramit të martën.

Festimet myslimane të Fitër Bajramit u zhvilluan nëpër gjithë Etiopinë, një vend që ka komunitetin më të madh mysliman në Afrikën Subsahara pas Nigerisë. Myslimanët përbëjnë përbëjnë më shumë se 100 milionë njerëz, njofton Klan Kosova.

Në prill të këtij viti, myslimanët etiopianë formuan Këshillin Suprem të Çështjeve Islame që janë të pavarura nga çdo ndikim apo përkatësi politike pas dekadave të ndërhyrjes politike në çështjet fetare.

“Bajrami do të thotë gëzim”, tha Myfti Haji Umer Idris, president i ri i emëruar i Këshillit Suprem të Çështjeve Islamike të Etiopisë.

“Është gëzim i dyfishtë pasi që këtë herë rreth myslimanë nga i gjithë vendi janë bashkuar”, shkruan Anadolu Agency.

“Ne po e festojmë këtë festë me paqe”, tha myftiu duke falënderuar kryeministrin e Etiopisë,Abiy Ahmed, i cili pas hyrjes në pushtet në prill të vitit të kaluar liroi anëtarët e komitetit të arbitrazhit të myslimanëve të cilët ishin burgosur për të kërkuar pavarësinë fetare.

Abiy, udhëheqësi më i ri i Afrikës, gjithashtu është përfshirë drejtpërdrejt në ndërmjetësimin e sekteve të ndryshme dhe ka ndihmuar në sjelljen e një këshilli të ri të pavarur islamik.

“Shumë gjëra të mira që nuk ishin bërë më parë në historinë e vendit po ndodhin”.

Të ngjashme