Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar rezultatet nga më shumë se 94 për qind të vendvotimeve.
Nga 94,78% për qind, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë para LDK-së, me rreth 1 për qind të votave, apo rreth 7 mijë vota më shumë.
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të mbetet e treta.
E katërta radhitet koalicionin AAK-PSD, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.