Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet nga 2 360 vendvotime, ose 92,66 për qind.
E sipas këtyre rezultateve preliminare koalicioni Nisma – AKR është nën pragun prej 5 për qind sa nevojitet për të hyrë në Parlament.
Koalicioni mes Fatmir Limajt e Behgjet Pacollit, ka marrë 36 669 vota ose 4.95 për qind.