Numri i madh i të akuzuarve në rastin “Patentë shoferët”, gjykatësja s’e vëreu në fillim dëshmitarin që po qëndronte në sallë gjatë dëshmisë së tjetrit

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Në rastin e njohur si “Patentë shoferët”, të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, derisa po dëgjohej dëshmitari Endrit Shashivari, prezent në sallë ishte edhe dëshmitari Dëfrim Bajra, e cila gjë nuk është e lejueshme.

Prezencën e dy dëshmitarëve që gjendeshin njëkohësisht në sallë derisa njëri po dëshmonte e tjetri priste të niste dëshminë pas tij, e vërejti mbrojtësja e të akuzuarit Besfort Bozhegu, avokatja Erina Berisha.

Gjykatësja e rastit, Fatime Dermaku tha se për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, nuk ka mundur ta vërejë se prezent në sallë ishte dëshmitari Bajra derisa po dëgjohej dëshmitari Shashivari, raprton “Betimi për Drejtësi“.

Me këtë rast, gjykatësja i kërkoi dëshmitarit Bajra të largohet nga salla derisa ta përfundojë dëshminë Shashivari.

Po ashtu, gjykatësja Dermaku tha se deklaratat e dëshmitarit Shashivari nuk ndërlidhen me atë që do të deklarojë Bajra.

Seanca është duke vazhduar.

Në seancën e 14 qershorit 2023, 28 nga 31 të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për akuzën e ngritur më 31 mars 2021 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në këtë rast, për korrupsion dhe vepra tjera penale akuzohen: Naser Llugaliu, Filloreta Ajvazi, Flora Ferizi, Adem Binakaj, Leurat Shehu, Agim Restelica, Flamur Lekaj, Shaban Zuka, Eduard Brahimaj, Dragan Zhivkoviq, Naser Bislimi, Azem Miftari, Labinot Ajeti, Magbule Mehmeti, Avdush Topalli, Pemtim Topallli, Selim Rrustemi, Fatos Ferizi, Besfort Pozhegu, Naim Thaqi, Sylë Bejta, Ekrem Latifi, Dritmir Islami, Murtez Rama, Hasan Hasani, Milazim Demolli, Lindita Hoxha, Enver Fazliu, Burim Jashari, Fejzullah Ejupi dhe Bashkim Jetullahu.

Për Burim Jasharin, Fejzullah Ejupin dhe Bashkim Jetullahun, procedura penale është veçuar (për secilin veç e veç)

Të ngjashme