Numri i rasteve me COVID-19 në botë arrin mbi 153 milionë

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 153 milionë raste të koronavirusit janë regjistruar në botë, nga të cilat më shumë se 19.5 milionë janë aktive, sipas të dhënave më të fundit nga faqja e internetit Worldometers.

Sipas faqes së internetit, 153.217.808 njerëz në të gjithë botën kanë qenë të infektuar me koronavirus deri më tani, 3.210.874 kanë vdekur dhe 130.458.415 të rikuperuar nga ky infeksion.

Aktualisht janë 19.548.519 raste në botë, dhe 0.6 për qind e pacientëve, 111.94 janë në një gjendje të rëndë ose kritike.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë në numrin e pacientëve dhe vdekjeve me më shumë se 33 milionë infeksione dhe 590.733 vdekje.

Në vendin e dytë për nga numri i të infektuarve është India me gati 20 milionë të infektuar dhe në vendin e tretë Brazili me mbi 14 milionë të infektuar, ndërsa vendet e tjera kanë më pak se gjashtë milionë raste të regjistruara të koronavirusit.

Sa i përket të vdekurve, Brazili është në vendin e dytë me 406.565 vdekje, dhe Meksika në vendin e tretë me 217.168 vdekje.

Të ngjashme