Numri i të arrestuarve në SHBA shkon mbi shtatë mijë

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

200 arrestime të tilla u bënë vetëm gjatë një dite në New York.

Protestat qe u nxitën nga vrasja e afrikano-amerikanit nga një oficer policie, hynë në ditën e tetë, duke krijuar trazira, dhunë dhe plaçkitje të dyqaneve në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Si pasojë e demonstratave, në Saint Louis humbi jetën edhe një polic, i cili u mundua të ndalë një grup vandalësh që po grabisnin dyqane.

Përleshje me policinë pati edhe në Atlanada, Uashington e  Los Angeles.

Numri i arrestimeve që kur nisen protestat mbërriti në 7200 njerëz në 43 shtete amerikane.

Të ngjashme