Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 raste të reja në Shqipëri.
Ndërsa në total janë 277 të infektuar.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1,919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar 277 raste pozitivë me COVID-19, nga të cilët vetëm 8 janë fëmijë. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç”, njofton MSH.