Sipas gazetës spanjolle, El Pais, shifra e përgjithshme e personave të vdekur nga koronavirusi në Spanjë mund të jetë rreth 60 për qind më e lartë se shifra zyrtare.
Në shifrën zyrtare të viktimave përfshihen vetëm personat që kanë qenë formalisht të diagnostikuar me virusin e ri, por jo edhe rastet e dyshimta të personave që nuk janë testuar, shkruan “The Guardian”.
Mungesa e testimit masiv, sidomos në fazën e hershme të përhapjes, nënkupton që shifrat mund t’i kenë nënvlerësuar pasojat e virusit, njësoj si në shumë vende të tjera.
Duhe i llogarituar statistikat rajonale të të gjitha rasteve fatale të konfirmuara dhe të dyshimta, gazeta El Pais arrit në shifrën e 44,868 viktimave. Nëse kjo shifër është e saktë, do ta bënte Spanjën vendin e dytë me më së shumti viktima në Evropë, pas Britanisë së Madhe.
Ministria e Shëndetësisë e Spanjës nuk i është përgjigjur kërkesës për ta komentuar raportimin e kësaj gazete.
Shifrat e publikuara nga El Pais janë afërsisht në vijë me të dhënat e Qendrës Kombëtare Epidemiologjike dhe Qendrës Kombëtare të Statistikave.