Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj janë liruar nga akuza në rastin “Veteranët”.
Nga 12 të akuzuarit, vetëm Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj dy janë liruar nga akuza.
Aktgjykimi është shpallur sot nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Lushtaku dhe Elezaj janë liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar për arsye se të njëjtit nuk e kanë pasur asnjëherë funksion zyrtar.
Ndërsa, dhjetë të akuzuarit e tjerë janë dënuar me nga vit burgim secili veç e veç.
Të dënuarit janë: Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.