Nurellari mbështet Betim Gjoshin për zgjedhjet e 9 shkurtit: Një patriot i palëkundur dhe i domosdoshëm për PDK-në

Prishtinë | 31 Dhj 2024 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, Adri Nurellari, ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Betim Gjoshit në zgjedhjet e 9 shkurtit. Nurellari theksoi se një nga 10 votat e tij do të jetë për numrin 50 në listën e PDK-së, Betim Gjoshin, duke e cilësuar atë si një figurë të domosdoshme dhe patriot të palëkundur.

Ai theksoi se Gjoshi ka qenë gjithmonë i gatshëm për të përballuar sfidat, si gjatë pandemisë ashtu edhe pas humbjeve elektorale, duke mbetur një figurë stoike dhe e palodhur në radhët e PDK-së.

Ai ka shtuar se, Gjoshi si deputet, do i japë vlerë të shtuar e përfaqësim dinjitoz PDK-së në Kuvend.

Të ngjashme