Nurmagomedov ka mbetur i ngujuar në Rusi

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov thotë se ka mbetur i ngujuar në Rusi dhe pranon se përballja e tij me Tony Fergusonin më 18 prill ka gjasa të mbahet pa të.

Rusi i pamposhtur është paraparë të ndeshet me Fergusonin më 18 prill. Fillimisht Brooklyn Center në New Yorku ishte destinacioni, por New York ka anuluar gjitha ngjarjet.

Khabib tregon se i ishte thënë se mbrëmja “99 për qind” do të mbahet në Emirate të Bashkuara Arabe. Kjo ishte edhe arsyeja pse ai fluturoi për në Lindje të Mesme e më pas në shtëpinë e tij në Dagestan në Rusi. Por, pas kufizimeve të udhëtimeve shkaku i koronavirusit, ai pranon se mund të mos mbahet meçi me Fergusonin.

“Tash po lexoj se ata po shikojnë të organizojnë mbrëmjen me apo pa mua. Në rregull vazhdoni”, ka thënë Khabibi nëpërmjet “Instagram Live”, transmeton Koha.net. “Unë madje po dëgjoj se po shikojnë për një kundërshtar tjetër për Tonyn, pasi ai është në SHBA dhe unë jam këtu në Rusi. Por, nuk jam këtu me vullnet timin. UFC më tha se ky meç qind për qind nuk do të mbahet në SHBA, dhe edhe nëse nuk ndodh në Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndodh në këtë anë të Atlantikut. Ne diskutuam çdo gjë me UFC-në. Tash nuk e di vërtetë se çfarë po ndodh. Është vërtetë e vështirë të stërvitesh dhe të humbësh peshë, kur e gjithë bota është mbyllur dhe nuk e di se për çfarë po përgatitesh. Por, nuk është hera e parë në karrierën time që po përballem me pengesa”.

Presidenti i UFC-së, Dana White ka pranuar se do të jap maksimumin për organizimin e ngjarjes.

New Yorku ka hequr dorë nga organizimi i ngjarjes më 18 prill, ndërsa White ka thënë se po shikon për një arenë të re.

Ai javën e kaluar tha se e di lokacionin e ri, por nuk do ta thotë publikisht.

Të ngjashme