Nurnberg – Werder, lajm fantastik për Milot

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Rashica është titullar për sfidën mes Nurnbergut e Werder Bremenit

Nurnbergu dhe Werder Bremen do të përballen në “Max-Morlock-Stadion” nga ora 15:30 në kuadër të xhiros së 20 në Bundesliga, shkruan Gazeta Express.

Një orë para takimit, janë zbuluar edhe 11-shet e të dyja skuadrave.

Milot Rashica, anësori i Kosovës, është titullar për klubin e tij, Weder Bremen.

Trajneri i klubit gjerman, Florian Kohfeldt, po e mban fjalën që dha në dhjetor se “ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, është talent dhe do të ketë më shumë minuta në pjesën e dytë të sezonit”.

Nurnberg:

Rashica e nisi për mrekulli vitin 2019, duke ia siguruar tri pikë Werderit kundër Hannoverit, i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores 1-0, kurse mungoi për shkak të një shqetësimi në barazimin 2-2 me Eintracht Frankfurtin.

Talenti i Kosovës do të tentojë që të lë gjurmë sërish në ndeshjen e sotme, për t’i treguar trajnerit Kohfeldt se meriton më shumë minuta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme