Nushi: Aktivisti i PSD-së po mbahet në burg, kërcënuesi i Molliqajt po jep intervista televizive

| 01 Shk 2022 | 17:48 | Nga

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pas arrestimit të aktivistët të PSD-së, Adem Megjuani.

Ai tha se Megjuani po mbahet në burg edhe pse iu përgjigj ftesës së policisë, teksa tha se aktivisti i Vetëvendosjes, Fatmir Hasani po mbahet i lirë edhe pse publikisht e kërcënoi liderin e PSD-së, Dardan Molliqajn.

“Adem Megjuani po mbahet ne burg, edhepse iu pergjigj fteses se policise. Bash asnje prej kushteve te mbajtjes nuk plotesohet. Nderkohe… Fatmir Hasani, aktivist i vetevendosjes nga Mitrovica, i cili kercenoi publikisht Dardan Molliqajn qe “ka me bo me pi uje me luge” po mbane intervista televizive per kercenimin e tij”, ka shkruar Nushi në një postim në “Facebook”.

Shkrimi i plotë:

Qe nje shembull shume i thjeshte qe policia funksionon me urdhera te Xhelal Svecles!

?????

Adem Megjuani po mbahet ne burg, edhepse iu pergjigj fteses se policise. Bash asnje prej kushteve te mbajtjes nuk plotesohet.

Nderkohe…

Fatmir Hasani, aktivist i vetevendosjes nga Mitrovica, i cili kercenoi publikisht Dardan Molliqajn qe “ka me bo me pi uje me luge” po mbane intervista televizive per kercenimin e tij.

Të ngjashme