Nushi: Peticioni për faljen e gjobave vjen nga qytetarët, s’ka arsye të refuzohet në Kuvend

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i Partisë Social Demokrate, Nol Nushi, ka folur rreth iniciativës së partisë së tij me mbledhjen e nënshkrimeve për faljen e gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë.

Në Info Magazine në Klan Kosova ai u shpreh se ky peticion po vjen direkt prej qytetarëve dhe se s’ka asnjë arsye që të refuzohet në Kuvend.

“Peticioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Sot ka pasur votues edhe të Lëvizjes Vetëvendosje që e kanë nënshkruar dhe kanë thënë se janë me Qeverinë, por jo në këtë pikë, se gjobat kanë qenë të padrejta”.

“Aktiviteti ynë politik ka të bëjë me ato vlerat që ne mendojmë se janë më të mira për qytetarët dhe ato po i shtyjmë përpara qoftë me konferenca, peticione, etj. Njerëzit na njohin për këto metoda dhe s’do t’i ndryshojmë, por t’i zgjerojmë e pasurojmë”, deklaroi ai.

Nushi u pyet edhe në lidhje me pjesëmarrjen e PSD-së në zgjedhjet lokale, për çka ai tha se ende janë duke bërë analiza dhe se ka edhe kohë për të vendosur.

Të ngjashme