Nushi: RTK-ja është shndërruar në televizion të VV-së, Gërvalla është aktivist i pushtetit

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 13:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka thënë se qëllimi i tij i futjes në hapësirat e Radio Televizionit të Kosovës gjatë transmetimit drejtpërdrejtë të lajmeve qendrore, ka qenë si shenjë proteste ndaj emërimit në krye të RTK-së të aktivistit të Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, raporton Ekonomia Online.

Nushi ka thënë se mediumi publik është shndërruar në një televizion që i takon Vetëvendosjes e jo publikut.

Për Ekonomia Online, Nushi ka thënë se “kapja e RTK”, është bërë me metodën e reformimit.

Ai konsideron se Gërvalla nuk ka kredibilitet për ta udhëheq RTK-në, me ç’rast thotë se e njeh personalisht.

“Po tashmë kapja e institucioneve nuk është risi ka për çdo emërim që bën Qeveria Kurti në borde, në pozita të ndryshme drejtuese nuk mundet pa kaluar, pa u emëruar një aktivist eksponentë i pushtetit i afërt i pushtetit, e shpeshherë edhe familjarë i ministrave, kjo që ka ndodhur me RTK-në është disa herë më shqetësuese, sepse po vazhdohet kapja e nisur qysh nga fillimi me ato kinse reformat e brendshme por tashmë në krye të televizionit, të programit shqip të RTK-së, RTK 1, RTK 2 dhe RTK 4”, thotë ai.

“Është vendosur një eksponentë i pushtetit i cili për vite të tëra është me lidhje shumë të afërta edhe miqësore edhe politike me figurat kryesore të Vetëvendosjes dhe të cilin duke e njohur personalisht nuk e ka as kredibilitetin profesional, që ta bëjë këtë detyrë aq të rëndësishme prandaj halli jonë është që tashmë RTK gradualisht ka me u shndërru në një televizion që i takon Vetëvendosjes e jo publikut. Vetëvendosja e patën një tentativë me hapë një televizion të vetin, nuk doli që ishte i suksesshëm, kështu që tash po e shfrytëzojnë infrastrukturën e gatshme me buxhet publik që është televizioni publik i Kosovës”, u shpreh Nushi për EO.

Ai ka pasur kritika edhe për kryetarin e Bordit të RTK-së, Besnik Boletinin, e të cili fliste për “kapjen e RTK-së nga eksponentët e partive”.

“Ajo ke qesharake, unë e kam publikuar edhe në rrjetet e mia sociale, është po ky kryetar bordi Besnik Boletini, të cilin nuk e njoh personalisht as se kam takuar kurrë por ia kam lexuar punimet në vitin 2016 nëse nuk gaboj, e ka një analizë të thuktë sa ka qenë punëtorë i ‘Çohu’ ku tregon për kapjen e RTK-së nga eksponentët e partive, në njëfarë forme as ata s’kanë qenë as familjarë e as anëtarë të partive që i kishin kapur në atë kohë”.

Nushi ka thënë me plot bindje se Gërvalla ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në të njëjtën logjikë sot Vetëvendosje e emëron Rilind Gërvallën, i cili jo që është anëtar, ai është pjesë e organeve të partisë, është pjesë e këshillave të ndryshme, pikave të ndryshme, merr pjesë në procese votimi, këto janë të dëshmuara me fotografi dhe me dokumente që kanë dalë nga mediet”, u shpreh Nushi.

“Absolutisht këtë nuk e mohon as zoti Gërvalla, problemi i zotit Boletini është qysh mujti prej të gjithë atyre kandidatëve, të gjithë atyre gazetarëve që paska Kosova me përzgjedh bash zotin Gërvalla i cili është anëtar edhe publik i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Të ngjashme