Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti 2, për të cilën thotë se akoma nuk kanë prezantuar ndonjë plan konkret për rimëkëmbje ekonomike për të prekurit nga pandemia.
Nushi mes tjerash ndërsa foli për nismën e një peticioni, u shpreh se ky ligj duhet ndryshuar, ngase në Kosovë për shkak të pandemisë, janë shpërndarë ndaj qytetarëve më shumë se 200 mijë gjoba, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq në këtë formë, ai thotë se qytetarët nuk po ndihmohen fare nga qeveria.
”Në Kosovë janë shpërndarë më shumë se 200 mijë gjoba tek qytetarët, i bie që gati 10% e popullësisë janë dënu për shkaqe të pandemisë”.
”Javët e ardhshme do të jetë në komuna të tjera. Jo gjithmonë ka qenë më e prekura. Ditëve në vazhdim do publikojmë edhe orare njëra pas tjetrës”.
”Personalisht jam gjobitur bashkë me kolegë, sa herë kemi bërë aktivitete politike gjatë pandemisë”.
”KQZ ka 15 kohë për të verifikuar vërtetësinë e nënshkrimeve. Ne do të kemi fjalën tonë aty, na e parasheh ligji”.
”Rrjedhimisht këto borxhet e trashëguara, dhe pagesat që janë bërë, duhet të shlyhen. Nuk besoj që janë shumë ata që kanë pagu, janë shumë më shumë ata që nuk e kanë paga”.
”Në këtë mënyrë shteti po tenton që qytetarëve edhe ashtu të varfër e të goditur nga kriza ekonomike për shkak të pandemisë, t’ju marrë edhe disa të holla nga xhepi, ndërkohë që nuk po iu kthen me kurfar ndihme”.
”Ne jemi dëshmitar ende që Qeveria Kurti 2 ende nuk ka plan të rimëkëmbjes ekonomike. Ende nuk kemi pa se si do të përfitojnë doktorët, subjektet prodhuese, tregtare. Kemi parë qysh nuk përfitojnë pensionistët. Atyre iu janë shkurtuar pensionet. Ky është fakt. Gjyshja ime sot merr 30 euro më pak se sa që ka marrë para një muaji”.