Nol Nushi nga PSD, ka qenë sot mysafir në Frontal në T7 ku ka folur për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Qendrën e Studentëve.
Ai ka thënë se pas kësaj ngjarje ka pritur dorëheqjen morale të ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të Albin Kurtit.
“Duke e njohur zotin Vitia, ai deri tash do të dorëhiqej, sepse e besoj qe e ka godit shumë rëndë vdekja në Qendren e Studentëve. Por zoti Kurti nuk e lejon, sepse në LVV partinë e kontrollon vetëm një njeri, dhe nuk mundësht të marrësh vendime pa e pyetur Kurtin”, ka thënë Nushi.
Vitia siç ka thënë Nushi, po përdoret si instrument nga ana e Kurtit.
“Po të pyetet Vitia ai dorëhiqet, por nuk pyetet ai, sepse ai është instrument në dorën e Kurtit. Vendimet për Vitinë nuk i merr ai”, ka thënë Nushi në Frontal.