NWZ shkruan për bukurinë e Alpeve shqiptare

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 18:11 | Nga

Nuk ndalen shkrimet e mediave gjermane për bukuritë e Shqipërisë. Këtë herë rrjeti NWZ shkruan për bukurinë e Alpeve shqiptare.

“Bum në një vend dikur të mallkuar,” shkruan gazeta. “Malet në veri të Shqipërisë ishin një qoshe e harruar, më e varfër se pjesa tjetër e vendit. Por tani shumë turistë po drejtohen për tek luginat piktoreske. Atje pamja është si 200 vjet më parë,”shkruan gazeta.

Aq të mahnitur janë turistët nga kjo pamje, sa donin të blinin edhe Kullën e Ngujimit. Por pronari Sokol Nikollë Koçeku, familja e të cilit e ruan kullën prej 400 vitesh, tha se nuk e shesin traditën.

Vërshimi i turistëve, shumica e të cilëve nga Evropa qendrore, ka bërë që banorët të rikthehen sërish në zonën e Thethit dhe të Valbonës.

Sa për ilustrim, Thethi kishte 600 vizitorë në vitin 2006, vjet kishte minimalisht 16 mijë vizitorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme