Vala e nxehtë e Evropës po shkon në Norvegji, pasi këtë të shtune është regjistruar një temperaturë prej 35.6 gradë celcius.
Kjo temperaturë ishte e barabartë me rekordin kombëtar të vendosur në Nesbyen në vitin 1970, tha shërbimi i meteorologjisë së vendit në Twitter.
Instituti Norvegjez Meteorologjik gjithashtu tha se kishte regjistruar “netët tropikale” në 20 vende të ndryshme në jug të Norvegjisë, që do të thotë se temperatura qëndroi mbi 20 gradë gjatë gjithë natës, transmeton Indeksonline.
“Kjo është temperatura më e nxehtë në veri që nga viti 1945 dhe temperatura e tretë më e lartë në rekord,” tha Jon AFP, Jon Jorpeland, meteorolog në Institutin Suedez Meteorologjik dhe Hidrologjik (SMHI).
SMHI gjithashtu ka lëshuar paralajmërime për mungesat e mundshme të ujit në gusht në 15 nga 21 qarqet e vendit.