Nxënës nga shkollat e ndryshme të vendit të mërkurën kanë vizituar Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Kjo vizitë u mundësua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës.
Ngjarja e titulluar “Dita e Hapur” mundëson që të gjithë qytetaret e vendit të shohin demonstrimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëpër kazermat e vendit.
Qytetarët që vizituan FSK-së u shprehen krenar më arritje që kjo forcë ka bërë nder vite.
Qytetari Ahmet Januzi, tha se kurrë nuk është ndjer më krenar se sa sot kur është duke parë përparimin në armatim që ka bërë FSK-ja.
“Na bënë krenar që nuk mund ta përshkruajmë as vetë. Rinis duhet të ja përkujtojmë ne te moshuarit së çka kem kaluar nga armiku. Zemra mal po më bëhet”, ka thënë ai.
E qytetari Skender Misini, tha se për të është kënaqësi e madhe ta shohë gjithë këtë armatim të ushtrisë së Kosovës.
“Sot është një ditë e veçante për FSK-në dhe prezantimi i armatimit të Kosovës është diçka shumë e madhe për ne sot. Kënaqësia është kur po e shihemi këtë armatim të ushtrisë së Kosovës”, ka thënë ai.