Nxënëset e Gjimnazit “Eqrem Çabej”, bëhen pjesë e një hulumtimi shkencor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike – Idrizi: Suksesi i nxënësve vushtrrias më gëzon gjithmonë

Prishtinë | 10 Maj 2024 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka takuar dy nxënëse të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, Tuana Grabovci dhe Suela Selimi, të cilat pas një gare kanë arritur të bëhen pjesë e një hulumtimi shkencor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike në Universitetin Santa Kruz (UCSC) në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Idrizi, ka thënë se i është gëzuar suksesit të vajzave, Tuanës dhe Suelës, ndërsa ka shtuar se do iu ofron mbështetje atyre dhe shumë nxënësve tjerë që arrijnë suksese në çdo fushë, raporton Ekonomia Online.

“Kisha kënaqësinë që sot të mirëpres në takim nxënëset e Gjimnazit “Eqrem Çabej”, Tuana Grabovci dhe Suela Selimi, të cilat pas një gare kanë arritur të bëhen pjesë e një hulumtimi shkencor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike në Universitetin Santa Kruz (UCSC) në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Idrizi.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë që sot të mirëpres në takim nxënëset e Gjimnazit “Eqrem Çabej”, Tuana Grabovci dhe Suela Selimi, të cilat pas një gare kanë arritur të bëhen pjesë e një hulumtimi shkencor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike në Universitetin Santa Kruz (UCSC) në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Suksesi i nxënësve vushtrrias më gëzon gjithmonë, andaj ne si Komunë do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë ata që shënojnë suksese në çdo fushë, e që në këtë rast Tuanës dhe Suelës do t’i mbulojmë shpenzimet e udhëtimit.

Për pjesëmarrjen e dy nxënëseve të Gjimnazit në këtë hulumtim shkencor, një kontribut të veçantë e ka dhënë edhe shkencëtarja, Ph.D Pranvera Hyseni, të cilën e falënderoj.

Tuana dhe Suela, paçi fat dhe shumë suksese!

Të ngjashme