Nxënësi i shkollës “Mehmet Gjevori” e fiton vendin e parë në matematikë, të tretin në shkencë në Nju Jork

Prishtinë | 12 Qer 2024 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Nxënësi kosovar, Molos Gashi, ka fituar vendin e parë në garën “Best of the best 1st place” në matematikë dhe “Best of the best 3rd place” medalje e artë në shkencë.

Për këtë ka shkruar shkolla “Mehmet Gjevori”, e cila ka uruar nxënësin e saj për arritjet dhe se si shkollë është krenare për sukseset e tij.

Postimi i plotë:

MOLOSI PËRSËRI I ARTË 🥇🥇

Molosi arrin triumf të dyfishtë në garat ndërkombëtare të NEO Science Olympiad- Vietnam, të mbajtura në Neë York.

Molosi mori vendin e parë në garën “Best of the best 1st place” në Matematikë dhe “Best of the best 3rd place” medalje e artë në Shkencë.

Shkolla “Mehmet Gjevori”, uron Molos Gashin për arritjet e shkëlqyera në këto gara. Ne i urojmë suksese të tjera edhe në të ardhmen dhe për sukseset e tij do të jemi krenarë, ne si institucion shkollor, familja dhe vetë shteti ynë, Kosova🇽🇰.

Urime🥇!

Të ngjashme