Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Pavarësia” në Prishtinë do të kthehen sot në bankat shkollore, duke iu kthyer skenarit “A” të mësimit në kohë pandemie.
Pas paraqitjes së disa rasteve me COVID-19, kjo shkollë në kryeqytet ishte mbyllur në mes të tetorit për të vazhduar mësimin online apo me skenarin “C”.
Shkolla ka njoftuar në faqen e vet në Facebook se punon do ta vazhdojë edhe pas disa investimeve të kryera në objekt.
Prishtina vazhdon të jetë qyteti më i prekur me COVID-19 me më shumë se 13 mijë të prekur deri tash e rreth 6000 raste aktive.