Nxënësit e shkollës “Dituria” në Shkabaj bojkotojnë mësimin, nuk e duan arsimtaren e fizikës

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Nxënësit e shkollës fillore “Dituria” në Shkabaj të Prishtinës, të përkrahur nga prindërit, nesër do ta bojkotojnë procesin mësimor.

Ata janë të pakënaqur me arsimtaren e Fizikës për të cilën thonë se nuk po e kryen punën si duhet. Made arsmitaren me inicialet Sh. Ll, po e akuzojnë edhe për keqtrajtim të nxënësve.

“Më datë 21.11.2019 Këshilli i Prindërve ka mbajtur mbledhje pas problemeve të shumta të paraqitura në lidhje me arsimtaren në fjal dhe kushtet e shkolles.
Më datë 02.12.2019 nxënësit të perkrahur nga prindërit do ta bojkotojnë mesimin”, ka thënë për EkonomiaOnline njëri nga prindërit.

Këshilli i Prindërve thotë se për këto veprime kanë qenë të informuara me kohë edhe në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë.

Të ngjashme