Nxënësit e shkollës ku i kreu Liridona mësimet, në rivarrim me portretin saj në bluza

Rracaj | 04 Dhj 2023 | 13:53 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënësit e shkollës fillore “2 Dëshmorët”, aty ku Liridona Ademaj e kreu Shkollën Fillore me lule në duar dhe bluza të bardha me portretin e Liridonës, morën pjesë në rivarrim, raporton Ekonomia Online.

Përveç tyre, në rivarrimin e së ndjerës ishin edhe shumë bashkëfshatarë dhe familjarë të familjes Ademaj.

Familjarët e të ndjerës të dielën i kishin dorëzuar kërkesë me shkrim prokurores Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës.

“E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhej në kërkesën e familjarëve të Liridonës.

Të ngjashme