Federata e Xhudos së Kosovës, në bashkëpunim me klubin “Polici”, të hënën kanë organizuar disa aktivitete sportive në ShMFU “Nazim Gafurri”, në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, që ka për qëllim promovimin e sportit të xhudos, raporton Ekonomia Online.
Në sallën sportive të kësaj shkolle, trajneri Kastriot Cena demonstroi para nxënëseve teknika të xhudos.
Në bashkëbisedim më nxënësit u dhanë njohuri e praktika rreth Xhudos, sport ku që aktualisht po shënon sukseset më të mëdhaja në arenën ndërkombëtare.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Ardiana Makolli, tha se iniciativa të tilla janë të mirëseardhura, ndërsa këtë sport e quajti ambasadorin më të mirë në botë.
“Ne si shkollë i mirëpresim iniciativat e tilla. Sa i përket sportit janë bërë aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të futbollit e sidomos tek vajzat mirëpo për xhudo është hera e parë. Ne e dimë që xhudo kohët e fundit është njëri nga ambasadorët më të mirë, përfaqësues i joni si shtet. Është iniciativë e mirë për arsye se fëmijët tanë njihen me të që në hapat e parë. Besoj që do vazhdojnë e duhet të përkrahen, nxënësit që gravitojnë shkollën tonë janë me status të ulët socio ekonomik, e kjo është mundësie mirë që të zbulohen talentet e rinj por edhe zhvillimi i nxënësve”, tha Makolli.