Nxënësit e shkollës profesionale “Fehmi Lladrovci” marrin vendin e parë në garat e “STAR-UP”

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, kanë arritur të marrin vendin e parë në garat e organizuara nga ICKosovo-START-UP Social Venture Workshop.

Nxënësit e SHMP “Fehmi Lladrovci”, Rijad dhe Venis Morina, Izet Gashi, Argjend Çelaj dhe Lavdim Ajazi kanë marr vendin e parë me projektin e tyre “XKOM” dhe kanë fituar shpërblim në vlerën prej 5000 euro.

Në këtë garë kanë marr pjesë nxënësit e shkollave të mesme nga i gjithë vendi, dhe kanë garuar 400 projekte.

Drejtori i shkollës, Lulzim Nika ka falënderuar nxënësit për këto të arritura dhe profesorin Visar Krelani dhe ka inkurajuar që të vazhdojnë me projekte të tilla.

Të ngjashme