Nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri kanë bojkotuar orët mësimore pas anulimit të ekskursionit për në Shqipëri.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Afrim Namani i ka thënë Ekonomia Online se është njoftuar për bojkotimin e mësimit nga drejtori i shkollës.
Sipas tij, ekskursioni është anuluar për shkak të kushteve jo të favorshme të operatorëve ekonomik.
Namani më tej ka shtuar se edhe për shkak të tërmeteve të vazhdueshme në Shqipëri tenderi nuk dihet se kur do të shpallet.
“Sot kemi marrë informatë nga drejtori i shkollës se nxënësit e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ Vushtrri e kanë bojkotuar mësimin me arsyetimin për mos realizimin e eksurzionit në Shqipëri. Shkollat e mesme kanë shpallur ofertën publike për ekskurizion në Shqipëri”.
“Komisioni vlerësues i hapjes së ofertave të shkollave, pas hapjes publike i ka anuluar këto oferta për shkak të kushteve jo të favorshme të operatorëve ekonomik”.
“Pastaj duke e marrë parasysh tërmetet që ndodhen në Shqipëri, me ç’rast ka ndodh që nxënësit nga Kosova janë kthyer nga disa komuna tjera. Si dhe informimi nga mediet se lëkundjet janë të vazhdueshme nuk e kemi marrë me nxitim të shpallim prapë”.
Ai më tej ka sqaruar se javën e ardhshme do të shqyrtohet edhe një herë kjo çështje, raporton EO.
“Tani DKA-Vushtrri në bashkëpunim me shkolla në fillim të javës së ardhshme do të shqyrtojë edhe njëherë eksurizon e nxënësve maturant për në Shqipëri”.