Në kuadër të nismës “Një abetare për Diasporën” disa nxënës të shkollës shqipe “Porta” në Athinë janë pajisur me abetare, shkruan albinfo.ch.
Kështu ka njoftuar ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, përmes faqes së tij zyrtare në facebook.
“Nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” nismëtarët e “Një abetare për Diasporën “ dhe nxënësit e shkollës shqipe “Porta” në Athinë pasi morën Abetaret e dhuruara”, ka shkruar ai.
Kjo nismë, e frymëzuar nga misioni i atdhetarit dhe mësuesit Petro Nini Laurasi, ka për qëllim të dërgojë abetare shqipe nëpër vendet e botës ku ka fëmijë shqiptarë.