Nxënësit e shkollës “The British School of Kosova” kanë defiluar me flamujt e shteteve të cilët kanë njohur pavarësinë e Kosovës në sheshet e Prishtinës. Më pas, ata janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.
Keyeparlamentari Veseli, cili ishte nikoqir i këtyre nxënësve falënderoj për vizitën dhe respektin për shtetet mike që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Me këtë rast Veseli u ka premtuar nxënësve liberalizimin e vizave.
“Është nderë dhe kënaqësi me i prit këta nxënës për nderë të 10- vjetorit të pavarësisë së Kosovës. I falënderoj shumë edhe për respektin që u kanë bërë shteteve mike që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Së shpejti do të presim edhe liberalizimin e vizave”, tha ai.
Ilir Bytyqi, kryetar i Bordit në “British School of Kosovo”, në një prononcim për EO tha se qëllimi i defilimit nëpër shesh i këtyre nxënësve është bërë për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës
“Kjo defile është organizuar për nderë të pavarësisë së Kosovës, gjithashtu edhe në shenjë falënderimi për 116 shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha ai.
Disa nxënës në prononcim për EO kanë uruar 10-vjetorin e pavarësisë.
Gjithashtu kryeparlamentari Veseli ka pritur në takim edhe fëmijë të shkollës fillore e mesme e ulët “Hasan Prishtina”, ku së bashku kanë uruar e kanë recituar për nderë të vitit jubilarë të pavarësisë.