Është shpëtuar edhe fëmija i pestë nga grupi prej 12 vetave që kishin ngecur në një shpellë në Tajlandë, bashkë me trajnerin e tyre, njofton Klan Kosova.
Dje, e diele, janë nxjerrur katër fëmijët e parë, por më pas ishte ndërprerë operacioni i shpëtimit, në të cilin po marrin pjesë 90 zhytës profesionistë.
Operacioni ishte ndërprerë për shkak të disa vështirësive.
Sot, ka vazhduar dhe mediat ndërkombëtare tregojnë se tashmë është shpëtuar edhe fëmija i pestë.
CNN njofton se një nga zhytësit i ka treguar se e ka parë vet fëmijën e pestë të shpëtuar nga zhytësit.
Kjo është gjeografia dhe harta e shpellës në Tajlandë ku kanë ngecur fëmijët dhe trajneri i tyre. Këtë rrugë-tunel duhet ta kalojnë ata për të dalur në sipërfaqe. Operacioni po zhvillohet nga 90 zhytës profesionistë.
Kështu po zhvillohet operacioni i nxjerrjes së fëmijëve nga shpella në Tajlandë.