Nxirret i pajetë personi që ra në bunar në Lybeniq të Pejës

Prishtinë | 28 Sht 2025 | 22:27 | Nga Ekonomia Online

Është nxjerr i pajetë trupi i personit që ra në një bunar gjatë ditës në fshatin Lybeniq të Pejës.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ju njoftojmë se është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Gashi.

Për nxjerrjen e personit që ra në bunar gjatë ditës ishin angazhuar policia, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësit.

Të ngjashme