Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka zhvilluar një vizitë në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.
Ambasadori O’Connell, falënderoi kryeprokurorinë për përkushtimin e tij dhe të institucioneve të zbatimit të ligjit, për të siguruar një ambient të sigurt në qytetin e Prizrenit, me ç’rast përshëndeti përpjekjet dhe angazhimet e kësaj prokurorie për zbulimin dhe kapjen e menjëhershme të të dyshuarit për ngacmim seksual, të një shtetaseje të huaj në Prizren.
Ndërkaq, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë Kosovës dhe sistemit të Drejtësisë.