“O e kanë vra Nexhin” – Publikohen pamje të tmerrshme pas vrasjes në Skenderaj

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Një 39-vjeçar është vrarë në fshatin Runik të Skenderajt. Ngjarja ndodhi në një lokal nate.

Tëvë1 ka publikuar pamje të tmerrshme pas vrasjes.

Aty shihen disa burra e gra të cilët të tronditur dalin nga lokali duke bërtitur “E kanë vra Nexhin”.

Edhe pse pamjet janë mbuluar nga televizioni, në një moment shihet edhe njëri nga të goditur teksa qëndronte i shtrirë.

Sipas informacioneve, një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe e ka shkrepur armën.

Edhe pse u tha se lokali shërbente për prostitucion, kjo është mohuar nga një dëshmitar.

Të ngjashme