Do të më interesonte shumë të dija se në cilen kohë sipas Nietzsche-s shpirti ishte Zot, e pastaj u bë njeri dhe tani u katandis në plebe mediokër. Ky shndërrim shekullor e historik njeriun e bën servil, por ndonëse e revolton ndaj çdo situate të vërtetë veçanërisht në shtetin ku jetojmë ne. Atëherë kush na qenke ky njeri i revoltuar? Një person me grumbull sëmundjesh që përmes shpirtit përhap në vend dhe kërkon prenë e tij. Ky njeri është një lëmsh gjarpërinjsh të egër që rrallë e hiç bën paqe me të tjerët, ose paqen e bën për llogari të veten. Kush është ky njeri? Armik, përfitues, gënjeshtar, keqbërës, i sëmurë edhe rrugaç, ose idiot nëfund edhe mëkatar.Çdo njeri që ja do të keqen shtetit të tij i bart këto nofka.
Populli, kush është ki popull që çdo ditë rronë me shpresë dhe frikë do bëhet mirë ose t’i nënshtrohemi të fortit? Jo populli duhet të jetë gjykatës i cili thotë me zë të lartë: “copëtojeni këtë ndyrësirë, këtë gjarpër helmues!”. Nëse marrim mendimin e secilit, këtë e vërtitin në mend, por një gjë tjetër është mendimi, tjetër veprimi, e tjetër përfytyrimi i veprimit. “Rrota e motivit nuk kalon nëpër rrugën që i lidh këta të tre”, thotë Nietzsche. Çdo njeri jo veç ai i cili ja do të keqen popullit te vet këtë përfytyrim e ka të zbehtë dhe në heshtje është i denjë për çdo veprim që e kryen, por nuk e duron pamjen pasi e kryen.
Populli: “mjaftë më gjërat po zgjatin tepër”
Populli ulërinë: “Mjaft më gjërat po zgjatin tepër”. Populli duhet të vendos një kufi deri aty ku lejohet , përtej jo. Gjithçka tashmë u teprua, dhe “jo” e popullit konstaton një kufi të cilin politikanët tanë nuk duhet ta kalojnë. Kjo “Jo” shtrinë të drejtën e secilit njeri i cili i del përballë padrejtësisë. Me popullin po luhet k… por po harrohet se revolta bashkëjeton me ndjenjën.
A ka të drejtë populli? Duhet të dëshmojë kokëfortësi se ka shumë aty që ja vlen dhe politikanët duhet pasur kujdes. Populli vetëm po kundërvë të drejtën mos me qenë i shtypur përtej asaj që mund të lejohet. Populli ndoshta nuk mund të merr vesh mirë , por është i ndjeshëm ndaj të gjithë politikanëve komedian të cilët ende nuk po merren vesh dhe nuk po bëjnë zgjidhje. Na mbetet ose t’i heqim të gjithë nga skena politike, nëse nuk e kemi këtë fuqi ta braktisim këtë vend, artistët të arratisen në vetminë e tyre sepse në këtë shoqëri njeriu po shpohet nga thumbat e mizave helmuese.
Këta politikanë xhuxhë janë të panumërt e shkatërruan komplet shtetin dhe dije që ti o njeri s’je gur, por shumë pika të kanë gërryer. Nëse i rreziston ende hijenave dotë thyesh, do të shkatërrohesh dhe do të gërryejnë edhe të tjerët. E shikoni se si e kanë pickuar popullin dhe përgjakur në të gjitha vendet. Për njeriun e fortë këto plagë janë vetëm mikroskopike dhe këta të pangopur nëse do humbasin, fatale për popullin është humbja e tyre ngaqë padrejtësia e tyre është shumë helmuese. Atëherë si të veprohet? Ose të çlirohet shteti ose të ikim krejt nga ky vend sepse plot palaço dhe gaztorëështë tregu dhe populli dikur është mburrë me ta, i qunate si heronjë të ditës. Shumëështë e rëndë që njeriu i drejtë të vendos karrigen ndërmjet tyre. O mik ik nga të vegjlit dhe të koorruptuarit.
Jemi gënjeshtar
Në këtë vend pak ka të drejtë e më shumë gënjeshtar dhe gënjeshtra te ne është në trend më shumë se e vërteta dhe të gjithë gënjejmë për shumë arsye dhe çdo batutë e dyta te ne është “ unë nuk të gënjejë”, pikërisht në atë sekond ky njeri të gënjenë. Pse vazhdimisht duhet të gënjejmë? Të dalim nga situata e të shtiremi si pozitiv me ato anë negative? Pozitiviteti është jusfitikim e mashtrimi gënjeshtër negative. Populli edhe vet gënjen sepse jemi rritur me gënjeshtrën, kultura ka këtu rol të madh, ndërsa të vertetën e shohim si dritën e cila na verbon. Gjithmonë kemi jetuar dhe vazhdojmë të jetojmë me gënjshetren brenda një muzgu të bukur.
Për tu lehtësuar, për të shpëtuar nga ky ferr dhe kjo katrahurë shtetërore që e ka kapluar vendin, për t’u çliruar njëherë e mirë nga padrejtësia dhe për të gjetur dritën e vërtetë brenda këtij tuneli fatëkeq, për të na pranuar bota si të sinqertë e jo gënjeshtar siç jemi për familjen dhe shtetin tonë, për t’i besuar skenës politike, kulturës dhe artit, për ta harruar plagjiaturën fenomen që po na përcjellë me dekada, gjarprin duhet ta godasim në kokë e jo në bisht, atëherë do ta përjetojmë lirinë triumfuese.
Ilir Muharremi, kritik i artit