Këshilli Drejtues i OAK më datë 05.01.2019 në mënyrë unanime ka vlerësuar që Urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prizren e datës 08.08.2018 dhe rekomandimi i KGJK-së i datës 27.12.2018 paraqesin shkelje themelore të parimit të qasjes në drejtësi dhe si të tilla janë të papranueshme.
Këshilli Drejtues ka kërkuar që Urdhëresa dhe Rekomandimi të tërhiqen më së voni deri sot më datë 08.01.2019.
Meqë KGJK deri më tani nuk ka bërë tërheqjen e tyre, ju njoftojmë se:
OAK dhe avokatët nga data 09.01.2019 (ditë e mërkure), do të hyjnë në BOJKOT TË PËRGJITHSHËM, për të gjitha Gjykatat, Prokuroritë dhe Policinë në tërë teritorin e Kosovës, kjo deri në tërheqjen e urdhëresës dhe rekomandimit nga KGJK.
Mos prezenca e avokatëve nuk do të ketë pasoja juridike për Avokatët dhe palët.
Vendimet e Këshillit Drejtues të OAK-së janë të obligueshme për Avokatë.
Të bashkangjitur në shtojcë të këtij e-maili gjeni vendimin e Këshillit Drejtues të OAK-së.