Ndaljet e shpeshta të energjisë elektrike paparalajmërim, problemet ligjore dhe masat anti-damping, janë tri nga problemet që rrezikojnë mbylljen e kësaj fabrike të cilat po shkaktojnë humbje të jashtëzakonshme, u tha sot gjatë takimit që Oda e Afarizmit të Kosovës pati në fabrikën Art Aluminium.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi, deklaroi
“arsyet e vizitës së Odës lidhur me problemet e shumta që ka kjo fabrikë viteve të fundit, me energji elektrike, problemet ligjore dhe pikat e kontrollit doganor dhe probleme të tjera të cilat po e percjellin kompaninë tash e një kohë. Në vazhdimësi ne kemi bërë kërkesa tek institucionet, dhe dëshirojmë të informohemi më për së afërmi me ju lidhur me reagimet e tyre ndaj kërkesave që Oda, i ka drejtuar tek këto institucione dhe kërkesat e juaja që keni drejtuar drejtpërdrejt”.
E pronari i Art Aluminium, Shaban Muja, falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës që i ka qëndruar pranë në çdo aspekt, me kërkesat që i kanë bërë të gjitha institucioneve relevante të Kosovës.
Ai theksoi se “fabrika e tij ka probleme të mëdha me energji elektrike si shkas i reduktimeve të shpeshta duke shtuar se paguan deri në 3000 euro në muaj energji elektrike dhe përsëri ka ndalje të shumta duke shtuar se në rastet kur nuk paguan energjinë elektrike vetëm një muaj ata vijnë dhe e ndërpresin”, deklaroi Muja.
E Muja, përmendi edhe problemet me TVSH në doganë duke e cilësuar si pengesë të madhe për eksport ngaqë po i humbin blerësit nga vendet e huaja, si rastin me bashkëpunëtorin gjerman që i është dashur ta ndërpers kontratën pasi që me vendet e tjera tregtojnë lirshëm pa TVSH, ai me këtë rast u shpreh i penduar që ka investuar në Kosovë, thuhet në njoftimin e Odës së Afarizmit, përcjellë Klan Kosova.
Në fund të takimit kryetari i OAK-së, Skender Krasniqi tha se janë duke i vizituar bizneset dhe problemet janë të jashtëzakonshme por do të vazhdojmë të kërkojomë prej qeverisë të shqyrtoj çdo rast sepse e vetmja mënyrë për të rritur punësimin dhe buxhetin e Qeverisë së Kosovës është që ligjet të jenë në përputhshmëri me kërkesat dhe nevojat e bizneseve.