Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) pasi ka ngritur si shqetësim problemet e IP adresave që po e dëmtojnë rëndë biznesin mediatik në nivel ndërinstitucional, njftoi se tashmë kjo çështje është rregulluar.
IP adresat e mëparshme në momentin që keni klikuar se cili është lokacioni juaj, fatkeqësisht iu është shfaqur se gjendeni në Mal të Zi, Serbi apo ndonjë vend tjetër të rajonit dhe po ashtu të gjitha reklamat janë shfaqur në gjuhë të huaja dhe jo në gjuhën shqipe.
Mirëpo, OAK thotë se pas takimeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), kjo çështje ka marrë zgjidhje.
Tani në momentin që klikoni për të kërkuar adresën tuaj aktuale iu shfaqet lokacioni në Shqipëri e jo në Mal të Zi, Serbi apo të mos identifikohet fare siç ka qenë më herët. Ndërsa ju mund ta verifikoni IP adresën tuaj përmes kyçjes në këtë link: https://ëhatismyipaddress.com/ip/185.191.166.65
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) falënderon të gjithë të prekurit nga ky problem për bashkëpunimin në rregullimin e kësaj problematike.