Ish presidenti amerikan Barak Obama sot në Gjermani bëri një paralajmërim kundër rritjes së ksenofobisë dhe nacionalizmit në botë.
“Në këtë botë të re në të cilën jetojmë, nuk mund ta izolojmë veten. Nuk mund të fshihemi prapa një muri”, tha Obama gjatë një diskutimi në Berlin për nder të 500-vjetorit të Reformimit Protestant.
Në këtë ngjarje, së bashku me ish presidentin Obama, ishte e pranishme edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel.
Duke folur për virtytet e hapjes dhe globalizmit, Obama u tha mijëra njerëzve që ishin mbledhur, “ne duhet të kundërshtojmë prirjet që promovojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, shtypjen e demokracisë apo kufizimin e lirive individuale”.