Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ishte i ftuar i Jimmy Kimmel gjatë emisionit të tij live në ABC.
Ai u është përgjigjur edhe disa pyetjeve lidhur me kandidatin republikan Donald Trump.
“Kur shikon debatin në televizion dhe dëgjon Donald Trump, të ndodh ndonjëherë të qeshësh?, është pikërisht kjo pyetja e prezantuesit. “Pjesën më të madhe të kohës”, përgjigjet Obama duke qeshur ndërsa publiku shpërthen në duartrokitje.
Presidenti nuk u tërhoq mbrapsh në asnjërën prej pikave të showt, madje as në rubrikën “mean tweets”, ku lexoi disa komente në Twitter jo të këndshme në lidhje me të. Ai qeshi kur e krahasonin me filmin mediokër Sharknado dhe iu kundërpërgjigj kujt e quante një balerin shumë te keq.
Përgjigjja e fundit natyrisht, u rezervua për një postim të Trump në Twitter: “Obama do të mbetet në histori si presidenti më i keq i Shteteve të Bashkuara”. Një përgjigje në favor të Presidentit për Trump: “Epo, unë të paktën do të mbetem në histori si president…”