Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka zvogëluar planet e tij për një festë të madhe për ditëlindjen e tij për shkak të rritjes së infeksioneve të COVID-19 në mbarë vendin.
Obama, i cili do të mbushë 60 vjet të mërkurën, pati në plan një festë të madhe në Massachusetts këtë fundjavë, njofton Klan Kosova.
Por, derisa varianti që po përhapet shpejt Delta ka çuar në rritje të re të infeksioneve, Obama ka njoftuar se i ka zvogëluar eventin.
Vetëm miqtë e ngushtë dhe familja do të shkojë në festë.
Zëdhënësi i tij që festa në ambient të jashtëm ishe planifikuar muaj më parë “në koordinim me udhëzimet nga zyrtarët e shëndetit publik”. Por, ai dhe gruaja e tij Michelle Obama tani kanë vendosur të zvogëlojnë numrin.
Siç raportojnë mediat, qindra njerëz ka qenë të ftuar në këtë festë dhe sipas disa thashethemeve në këtë listë ishte edhe aktori George Clooney, drejtori Steven Spielberg dhe Oprah Winfrey .
Por, kritikat për këtë festë të planifikuar u rriten bashkë me numrin e rasteve.