Pos mjekut Besim Ymaj nga Shqipëria, familja Dehari ka konfirmuar edhe ekspertin tjetër për obduksionin e Astrit Deharit.
Mediet raportojnë se eksperti tjetër është Besim Latifaj nga Anglia.
Obduksioni i Astrit Deharit do të nisë në ora 14, kurse prezent do të jetë edhe avokati i familjes, Tomë Gashi.
Astrit Dehari vdiq të shtunën derisa po mbahej në paraburgim në Qendrën e Prizrenit, në rrethana ende të pasqaruara.
Ekspertët e pavarur për obduksionin e Astrit Deharit vijnë sot në Kosovë
Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se do të jetë përfaqësues i familjes së Astrit Deharit, i cili vdiq ditën e shtunë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Gashi ka njoftuar se do ta përfaqësojë familjen Dehari në të gjitha institucionet derisa ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet ardhja e ekspertëve të pavarur të kërkuar nga familja e tashmë të ndjerit, Astrit Deharit.
Avokati Gashi ka bërë të ditur se ekspertët do të asistojnë në obduksionin në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.