Obiliq: 26-vjeçari ushtron dhunë fizike ndaj vëllait, arrestohet nga Policia

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Një incident ka ndodhur dje, në një familje në Obiliq dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush prej familjes së të dyshuarve, me ç’rast u kuptua se njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht tjetrin për shkak të një mosmarrëveshje momentale.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari 26-vjeçar, përveç që e sulmoi vëllain, edhe e ka kanosur seriozisht me mjet të mprehtë – duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën “Dhunë në familje”.

Të ngjashme