Nga Komuna e Obiliqit bëjnë të ditur se deri tani atje nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus atje, transmeton Klan Kosova.
Sipas njoftimi të kësaj komune, shtabi emergjent lokal i Obiliqit, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, dhe ekipet mjekësore të QKMF-së janë duke janë vazhdimisht në teren.
“Në Komunën e Obiliqit janë duke u respektuar të gjitha masat shtesë të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, ku përmes shtabit emergjent lokal dhe në bashkëpunim me gjitha bizneset, kafiteritë, restaurantet dhe kompanitë e transportit publik kanë pezulluar aktivitetin e tyre si masë preventive ndaj infeksionit me koronavirus”.
“Shefi i shtabit emergjent lokal Xhafer Gashi, po zhvillon vizita dhe takime të shumta me qëllim të koordinimit të aktiviteteve, sot ka takuar Kryetarin e KBI-së në Obiliq, Behar Mjekiqi, i cili është njoftuar me gjitha masat e marra nga shtabi komunal emergjent i Komunës së Obiliqit dhe ka ofruar gatishmëri në bashkëpunim në rast të eskalimit të situatës të krijohet mundësia që edhe objektet fetare të shfrytëzohen për karantine”, thuhet në njoftim.