Të enjten në Obiliq një e mitur dyshohet se e ka sulmuar një grua.
Policia ka njoftuar se e mitura është intervistuar në praninë e prindit, dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se e dyshuara e mitur femër kosovare ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Ndërsa e dyshuara e mitur në prezencë të prindit është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka shtuar se janë duke e hetuar rastin.