Obiliqi dhe Prishtina, me ajrin më të ndotur

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Obiliqit ekziston termocentrali për prodhim të energjisë që nga vitet e 60-ta. Veç dobisë në prodhim të energjisë, ky termocentral ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit.

Sipas specialistit për cilësi të ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Shkumbin Shala, Komuna e Obiliqit dhe e Prishtinës janë vendet më të ndotura për nga cilësia e ajrit.

Ndonëse, Shala në Sytë 7 në Klan Kosova, bëri me dije se edhe KEK-u po bën punë të mira në dobi të ajrit. Por, në situatë të krizës së energjisë elektrike, Shala tha se duhet të adaptohemi edhe në këto kushte, pasi gjitha vendet kanë krizë të tillë, madje po i shohin si alternativë energjetike përsëri termocentralet.

Të ngjashme