Obiliqi do të furnizojë me peceta menstruale nxënëset, arsimtaret e gratë në administratë e shëndetësi

Prishtinë | 01 Qer 2024 | 09:15 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Obiliqit është njëra ndër të paktat në vend që do të bëjë furnizimin e të gjitha shkollave me materiale higjienike, saktësisht me peceta për ciklin menstrual, raporton Ekonomia Online.

Zbatimi i këtij projekti veçse ka filluar, ka konfirmuar nënkryetari i komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, në një prononcim për Ekonomia Online.

“Furnizimet tani që i bëjmë për materiale higjienike është futur edhe furnizimi me peceta higjienike për ciklin menstrual. Kjo ka filluar në këtë vit. Javën e kaluar veç është bërë furnizimi dhe tash presim vetëm të bëhet shpërndarja nëpër të gjitha shkollat. Do të jenë të përfshirë shkollat fillore, të mesme, pastaj profesoresha nëpër shkollat, të gjitha, edhe për punëtorë arsimorë, për shëndetësi dhe administratë”, ka thënë Mjekiqi.

Ai shtoi se më herët kanë pasur donacion, porse tani furnizimin e bëjnë me buxhetin komunal.

“nuk do të ketë pako higjienike tjetër për menaxhimin e ciklit menstrual, po ër vetëm peceta higjienike. Ky projekt dhe furnizim duhet me qenë i vazhdueshëm do të thotë në mënyra të vazhdueshme qysh furnizohet me mjete tjera higjienike edhe ky duhet të jetë standard i furnizimeve për shkolla, administratë, shëndetësi e tjera”, ka theksuar ai.

Pikërisht për këtë çështje të martën me 28 maj, është mbajtur “Konferenca rajonale për higjienën menstruale” në kuadër të projektit “Our bodies are not a taboo. Period”, që zbatohet nga EcoKosWomen.

Të ngjashme