Shtëpia e vjetër e Kulturës në Obiliq është rrënuar sot.
Rrënimi i këtij objekti liron hapësirën për ndërtimin e Sheshit në këtë komunë dhe Shtëpisë së re të Kulturës e cila është duke përfunduar, transmeton kp.
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se qytetit të Obiliqit po i kthehet pamja moderne dhe me realizimin e këtyre projekteve qytetarëve dhe të rinjve të komunës po u ofrohen kushte atraktive për argëtim dhe hapësira të mjaftueshme për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.